Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur pas avancimit të statusit në Asamblenë Parlamentare të Kosovës.
Osmani tha se “NATO është fati i Kosovës”.
“Kjo lëvizje siguron që zëri i njerëzve më pro NATO-s në tokë u dëgjua”, tha Osmani.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, tha e para e shtetit të Kosovës.
Shefja e shtetit tha se i është mirënjohëse për anëtarët që votuan pro ngritjes së statusit.
Sot, Kosova kaloj si anëtare e asociuar nga vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Aleancë Veriatlantike.
/TV Arbëria