Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani mirëpret njohjen e Kosovës nga Kenia

Osmani mirëpret njohjen e Kosovës nga Kenia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Osmani thotë se kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

“Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do te merret shpejt, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë. Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme, ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook