Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani mirënjohëse për mikpritjen nga krerët e Danimarkës

Osmani mirënjohëse për mikpritjen nga krerët e Danimarkës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë.

Në rrjetin social të saj, Facebook, ajo ka shkruar se është mirënjohëse për pritjen që ia kanë bërë.

“Mirënjohëse Kryeministres daneze Mette Frederiksen për mikpritjen e ngrohtë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, i cili edhe këtë herë fokusohet në sfidat e sigurisë dhe në thellimin e bashkëpunimit për t’i tejkaluar ato”, ka shkruar Osmani.