Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani merret me Peter Stanon: Ky zëdhënësi nga Sllovakia nuk e pyet askënd nga vendet fqinje kur e kalon urën e vet

Osmani merret me Peter Stanon: Ky zëdhënësi nga Sllovakia nuk e pyet askënd nga vendet fqinje kur e kalon urën e vet

Presidentja Osmani sot në Viti, nga gazetarët është pyetur për deklaratat e BE’së, përkatësisht zëdhënësit Stano, se cështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Osmani tha se këto deklarata janë raciste dhe në rast se ndodh kjo është anti kushtetuese dhe kundër sovranitetit të Kosovës.

Ajo shtoi se zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, nuk i pyet shtetet fqinje kur e kalon një urë në shtetin e tij. Kështu, ajo tha se Serbia nuk duhet të pyetet për një urë në territorin e Kosovës.

Osmani theksoi se dialogu duhet të bëhet me “shpëtimtarët tanë”.

“Sa i përket Bashkimit Evropian, deklaratat e zëdhënësit të këtyre institucioneve janë mbi të gjitha raciste, kështu që nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaruar në raport me ato deklarata të tyre raciste, gjatë tërë kohës. Nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së urës në Bruksel, nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikur ky zëdhënësi, më duket është nga Sllovakia, që nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të ishte kundër kushtetues dhe kundër sovranitetit të Kosovës, por dialog me shpëtimtarët tanë, ajo jo vetëm që është e nevojshme dhe domosdoshme, por është në interesin tonë mbi të gjitha”. /GazetaExpress/

Powered by WordPress