Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani merr konfirmimin: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Osmani merr konfirmimin: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar në Budapest me homologun e saj të Lituanisë, Gitanas Nauseda.

E para e vendit bën me dije se e ka falënderuar Nausedan, dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale.

“Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Osmani në Facebook.

Powered by WordPress