Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Me Lajçakun biseduam për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut

Osmani: Me Lajçakun biseduam për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë.

“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj zyrtare në “X”.

Të premten, edhe Lajçak ka publikuar një fotografi së bashku me presidenten Osmani, ku edhe ai ka theksuar se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe për zhvillime e fundit në veri.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars./Telegrafi/

Powered by WordPress