Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e kalon në fshatin e bukur të Pjetërshanit

Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e kalon në fshatin e bukur të Pjetërshanit

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me familjen e saj ka kaluar mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin e bukur të Pjetërshanit.

Osmani ka shkruar në Facebook se qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua ka uruar kremtën e Krishtlindjes e pastaj janë mirëpritëm edhe në Famulli.

“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar ajo. /TV Arbëria

Powered by WordPress