Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.
Ky është shkrimi i plotë i presidentes Osmani:
Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:
1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)
2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)
Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar Osmani në Tweet.
/TV Arbëria