Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mandatari i parë i takon partisë së parë, derisa për mandatrin e dytë është në diskrecion të presidentes dhe se propozim mund të bëjë edhe një parti tjetër, e cila mund të jetë edhe që ka dalë e fundit në zgjedhje.
Osmani ka thënë se vetëm duhet që partia që propozon mandatarin të argumentojë që ka shumicën.
“Sa i përket mandatarit të parë i takon vetëm partisë që ka dalë e parë në zgjedhje, sa i përket të dytit, mundet edhe i fundit me propozu, vetëm me argumentu që ka gjasa me kriju shumicë”, ka thënë Osmani.