Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Osmani: “KVAD Ballkani Perëndimor” nuk kërcënon “Ballkanin e Hapur”

Osmani: “KVAD Ballkani Perëndimor” nuk kërcënon “Ballkanin e Hapur”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se platforma “KVAD Ballkani Perëndimor” përfaqëson një forum joformal, autentik dhe “në asnjë mënyrë nuk lidh apo kërcënon asnjë iniciativë rajonale, veçanërisht jo Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit”.

“Bëhet fjalë për avancimin e harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të katër vendeve (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”, tha Osmani për “Politika” serbe.

Ai gjithashtu theksoi se “shpesh përmend faktin se në rajon ka më shumë se 70 nisma rajonale dhe secila ka arsyetimin dhe rëndësinë e vet”.

Platforma është krijuar nga Osmani, ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit të Malit të Zi, Gjorge Raduloviq.

/TV Arbëria

Themes by WordPress