Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.
Këto komente ajo i ka bërë në 35-vjetorin e miratimit të saj.
Tutje Osmani ka thënë se kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën.
“Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka shkruar ajo.