Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani kujton masakrën e Stagovës

Osmani kujton masakrën e Stagovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Stagovës.

Osmani u shpreh se 25-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit.

“Në këtë ofensivë barbare, forcat kriminale shkatërruan 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati atëkohë.

Ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, ndaj nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja shtoi “qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.

Themes by WordPress