Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës në 27-vjetorin e saj.
Ajo tha se përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte.
“Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën. Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre!”, ka thënë Osmani.