Presidentja Vjosa Osmani në një vizitë në Francë ka takuar presidentin Macron dhe shumë lider tjerë të shteteve të ndryshme.
Presidentja Osmani në një postim në rrjetin social të saj në Facebook ka shkruar që Kosova në harten globale të diskutimeve për intelegjencën artificiale.
Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit, shkruan presidentja Osmani në Facebook.
Postimi i plotë i Vjosa Osmani:
Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!




