Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme të Kongresit Amerikan

Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme të Kongresit Amerikan

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Senatorin amerikan Andy Kim.

Ajo ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan.

“Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin.”, ka shkruar Osmani në Facebook.