Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në 17 vjetorin e Pavarësisë.
E para e vendit ka deklaruar se sot është dita kur festohen sukseset e arritura të Kosovës në këto 17 vite.
“Urime 17 shkurti për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është një ditë kur ne e kujtojmë sakrificën shekullore të cilën e ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Eshtë një ditë kur i festojmë sukseset që i ka arritur Republika jonë në këto 17 vite duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e subjektivitetin ndërkombëtar, sundimin e ligjit, demokracinë e ekonominë. Por është po ashtu një ditë kur ne u themi faleminderit nga zemra, një falenderim i përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë dhe historike. Duke filluar nga arkitekti historik i pavarësis, Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri tek secili qytetar i Kosovës që sakrifikoi me mund dhe me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë të pavarur sovrane dhe të përjetshme”, ka thënë Osmani.