Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka përgëzuar qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Nga Presidenca thuhet se Osmani ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

“Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në njoftim.