Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani kërkon llogaridhënie nga Serbia, për aktet e agresionit

Osmani kërkon llogaridhënie nga Serbia, për aktet e agresionit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë dje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutua për situatën e Ballkanit në rrugëtimin europian.

Pas përfundimit të takimit, Osmani deklaroi se ky samit mbetet platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Osmani ka listuar pikat kyçe për të cilat ka diskutuar me liderët institucionalë dhe ata të shteteve anëtare.

“Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”, u shpreh mes të tjerash Osmani.