Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se integrimi në struktura euroatlantike është vetë prezenca, por edhe imazhi që e krijon një shtet në këto organizata.
E ftuar në “Kallxo Përnime”, presidentja ka thënë se si presidencë kanë arritur që Kosova të jetë në organizime ndërkombëtare.
“Kemi arritë gjatë këtyre 3 vite e gjysmë mandat të jemi prezent në organizime ndërkombëtare që Kosova asnjëherë nuk kaq qenë, është historike që në këto 75 vjet të ekzistimit të NATO-s është ftuar të jetë prezente,” tha Osmani.
Osmani foli edhe për CEFTA-n dhe deklaratat e Sarrazin, ku ajo tha se një situatë perfekte nuk duhet të portrerizohet pasi sipas saj nuk është.
“Kushdo vlerësohet për proevropianizëm kjo ka efekt pozitiv, por duhet me pranu realitetin jo me portretizu një situatë perfekte sepse nuk është, e shohim nga deklaratat e aleatëve, nga i deleguari i posacëm Sarrazin është një diskutim per një kohë të gjatë për të arritur një pajtim për ndryshimin e statusit të përfaqësimuit në CEFTA sepse akoma është UNMIK e për heqjen e UNMIK-ut në shkëmbim është kërkuar që të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë.”
Lexo edhe: