Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar i Osmani tha se më i leverdishëm është integrimi i komunitetit serb në insitucione në Kosovë, se sa organizimi në geto etnike.
Ai tha se një eksperiencë e tillë është edhe në Maqedoninë e Veriut, mirëpo sqaroi se dallojnë në numra, (marrë parasysh se komuniteti shqiptar ëshë shumë më i lartë në numër në RMV, se sa komunteti serb në Kosovë).
Paraprakisht Osmani tha se e vetmja marrëveshje funksionale e suksesshme , ndërkombëtarisht e mbështetur është marrëveshja e Ohrit e Maqedonisë së Veriut e vitit 2001 .
“D.m. th mos ta me marrëveshjen e Ohrit për Kosovë, dmth jo zgjidhje territorial, decentralizmim dhe integrim dhe është treguar si modeli më i sukseshëm edhe unë këtë e kam propozuar si tezë edhe sa i përket asociacionit , se zgjidhjet përforcohen në këtë spektër ndërmjet Dejtonit dhe Ohrit 2001 duhet të lëvizin nga Ohri për shkak se është treguar më i suksesshëm , jo për shkak se mua më pëlqen dhe kjo ka qenë teza ime kryesore.
Megjithatë shtoi se aktualisht ka ndryshuar pikëpamje pas ngjarjes së 24 shtatorit.
“Mirëpo se ka lëvizje të cilët mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm , ajo është e vërtetë dhe NATO ndjek me vëmendje, dhe ne edhe si vend i rajonit ndjekim me vëmendje të gjitha këto lëvizje, por konstatimi është ky”, tha Osmani.