Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Osmani jep detaje të padëgjuara për planin 9 pikësh: Në Veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve

Osmani jep detaje të padëgjuara për planin 9 pikësh: Në Veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve

Bujar Osmani, kandidat për president në Maqedoninë Veriore në T7, ka folur për Planin 9 pikësh për deesklaimin në Veri, për të cilin mori kritika edhe nga Qeveria e Kosovës. Osmani tha se “ishte gënjeshtër e madhe që kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun”.

Ai tha se është kërkuar që forcat speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe të largoheshin nga njëra-tjetra në mënyrë që të mos kenë kontakt fizik.

Osmani pohoi se OSBE posedonte informacione se në Veri mund të krijohej një realitet i ri, në vijë me ndryshimin e kufijve.

“Fillimisht unë kam thënë jam gjysmë Kosovar, gjysmën e familjes e kam të Kosovës dhe gjithmonë kam refuzuar të bisedojë me njerëz për ndjesinë time ndaj Kosovës. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë para diku një viti diku me 26 maj, kur kryetarët u futën në objektet e komunave, unë kam qenë në Prishtinë dhe kam qenë gjithë ditën pothuajse me z.Kurti edhe në Prishtinë edhe në disa qytete tjera të Kosovës. Pastaj në përgjithësi situata nisi të eskalonte, Serbia e rriti gatishmërinë e vet ushtarake në kufi me Kosovën, Kosova kishte dërguar forcat speciale në Veri. Administrata nuk mund të futej në Komunë, ju e dini që OSBE e ka ciklet e saj në parandalimin e konfliktit. Asokohe në OSBE kishim informacione se një përplasje apo kontakt fizik mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të eskalonte situatën që për pasojë mund të kishte rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës dhe pozicion i ri për negociatat që mund të mbaheshin”, tha Osmani në Pressing.

Themes by WordPress