Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani: Jemi optimist pas këtij rezultati, koha e ringritjes ka filluar s’ka asgjë që e ndal

Osmani: Jemi optimist pas këtij rezultati, koha e ringritjes ka filluar s’ka asgjë që e ndal

Pas rezultateve të para të dala nga zgjedhjet e 07 qershorit LDK ka mbajtur një konferencë për media.

Sipas rezultateve preliminare LDK-ja renditet si partia e tretë me rreth 18 % të votave, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

E pas kësaj Vjosa Osmani në një konferencë ka falenderuar  qytetarët për përkrahjen e dhënë.

“ Falenderoj qytetarët për përkrahjen e dhënë në këto zgjedhje, të cilat përkunder kohës së shkurtër e rriten LDK-në. Tani jemi me 20 mandate,  që është rritja më e madhe që ka pasur secili subjekt politik në këto zgjedhje. Kjo rritje na jep shpresë, se jemi në rrugë të drejtë. LDK do të vazhdojë të ringritet dhe në vitet e muajt në vijim”, tha Osmani.

“Kjo ka dëshmuar fuqinë e demokracisë në vend. Pjesëmarrja ishte relativisht më e ulët. Qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe krizat e pafundme.  Qytetari ka ndihmuar që të balancohet skena politike dhe i ka ndihmuar demokracisë. Ka ndihmuar të refuzohet përçarja dhe të pranohet koncepti I bashkimit. Ky është hapi i parë jashtëzakonisht shpresëdhënës. Jemi optimist pas këtij rezultati. Koha e ringritjes ka filluar s’ka asgjë që e ndal”, tha Osmani.