Vjosa Osmani tha se bashkë me Lumir Abdixhikun “kurrë nuk do ta bllokojmë shtetin tonë për interesa politike, e aq më pak për pozita”.
“Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, tha Osmani.
“Siç i keni pa, ka nga ata që nuk i dojnë afër aleatët që e mbrojnë Kosovën”, vazhdoi Osmani në fjalimin e saj në Tubimin për Bashkim.
“Ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit”, deklaroi Osmani.
Duke vlerësuar se e kuptoi që ishte “përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, tha Osmani.
Duke shtuar se “rrugët e mbvyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”.