Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Osmani pas votimit ka thënë se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.
“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej, dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe të gjithë vendin tonë” – deklaroi Osmani.