Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani ftohet nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame ku merr pjesë edhe Trump

Osmani ftohet nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame ku merr pjesë edhe Trump

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris ku janë ftuar shumë liderë botërorë.

Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi Presidenca.

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.

“Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.