Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar sot besimtarët e katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Ajo është shprehur se Pashkët janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit.
“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”, është bërë e ditur në urimin e Osmanit.
/TV Arbëria