Osmani falënderon Shtëpinë e Bardhë për ftesën në takim me liderët botërorë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t`u bashkohet liderëve botërorë në samitin e radhës për Ukrainën, e cila u mbajt në New York.
Në një foto të publikuar në rrjetin e saj Facebook, e para e vendit shihet me duar të shtrënguar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në Neë York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.