Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar shefin e NATO-s për vizitën e tij në Kosovë.

Osmani në konferencën për medie tha se populli i Kosovës do të ketë gjithmonë mirënjohje për akeatët e saj.

Derisa theksoi se shteti ynë është i gatshëm për të rritur kontributin për stabilitetin në rajon e botë, dhe se anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Populli i Kosovës do të ketë gjithmonë mirënjohje te thelle per secilin aleat. Përgjatë këtyre 25 viteve se bashku me ju e kemi shndërruar Kosovën në shembull suksesi. Sot Kosova po kontribuon dhe është e gatshme dhe e aftë për të rritur kontributin për stabilitetin në botë. NATO është themeluar mbi vlerat me të cilat qëndron shteti ynë. Edhe synimi ynë për anëtarësim në NATO është domosdomshëri për paqen dhe stabilitetin në rajon. Prania e trupave të NATO-s është barrrierë kundër për çfarëdo lloj përpjekje për cënimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin kemi sakrifikuar shumë gjatë. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë. Në Kosovë gjithmonë do të jeni si në shtëpinë tuaj”, tha Osmani.