Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani: Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë!

Osmani: Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë!

Në këtë përvjetor të lavdishëm, ishim në Gllogjan që të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Dukagjinit, një nga momentet më të ndritura të luftës sonë për liri. Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë.

Kështu tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila vizitoi sot kullat e Haradinajve në nderim të Epopesë së Dukagjinit.

Osmani tha se “në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë”.

“Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit!  Nderim i përhershëm UÇK-së”, tha më tej ai.