Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani e pret në takim ambasadorin e Turqisë, Presidenca: Diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe thellimin e mëtejmë të raporteve

Osmani e pret në takim ambasadorin e Turqisë, Presidenca: Diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe thellimin e mëtejmë të raporteve

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı me të cilin u tha se “diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale”.

Presudenca tha se Osmani “vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”.

“Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.