Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar në shtetin serb me 5 janar të këtij viti.
Madje, për të dje është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, e arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte, sipas Serbisë, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, deri më tani, deri në botimin e këtij teksti, për rastin në fjalë, nuk ka asnjë reagim publik, as nga kryeministri Albin Kurti, as nga presidentja Vjosa Osmani.
Nëse bëhet një vëzhgim në rrjetet sociale, në Facebook dhe platformën X, të kryeministrit dhe presidentes, asnjëri nuk e kanë shkruar asnjë shkronjë për këtë rast.
Madje, dyshja në fjalë janë kujdesur që të urojnë serbët e Kosovës për krishtlindjet ortodokse, ndërsa, për arrestimin e Dakajt, “nuk janë kujtuar” të flasin.
Për arrestimin e Dakajt deri tani ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.