Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Me këtë rast, ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti.
Takimi me Osmanin pritet të ndodhë në orën 13:30 në kabinetin e presidentes.
Ndërsa takimi me Kurtit zhvillohet një orë më vonë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.