Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gëzim të madh pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila kaloi në gjysmëfinale duke mposhtur izraeliten Gefen Primo me Ippon.
“Distria s’ka të ndalur”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, duke theksuar se Krasniqi është në rrugë të sigurt drejt medaljes së artë.
“Sigurt drejt së artës”, ka shtuar ajo.
Me këtë fitore, Distria Krasniqi është vetëm një hap larg medaljes olimpike, të artë ose të argjendtë.
Xhudistja e talentuar synon të përsërisë suksesin e olimpiadës së kaluar në Tokyo, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Këtë herë, ajo garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke synuar të sjellë sërish medalje për Kosovën.