Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekretuar hapjen e një Misioni Special në Selinë e Shenjtë, Vatikan.
Osmani përmes rrjetit X e ka quajtur këtë moment historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Vatikanit.
“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vitesh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”- ka shkruar Osmani.
Në janar 2023, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani ende nuk e ka njohur shtetësinë e saj.
/TV Arbëria