Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani dekoron komandatin Ulutash me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Osmani dekoron komandatin Ulutash me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e deritanishëm të KFOR-it, Özkan Ulutaş.Ajo tha se atë e ka falënderuar për punën e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në përfundim të mandatit të tij, e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”.

Sot u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës në shtabin e KFOR-it ku komandanti turk Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te gjeneralmajori italian Enrico Barduani.