Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje: Dilni, votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj

Osmani bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje: Dilni, votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë.

“Dilni, votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!” ka shkruar Osmani, duke nënvizuar se pjesëmarrja e lartë qytetare është thelbësore për qartësimin e drejtimit që do të ndjekë vendi.

“Sa më masive të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë rruga përpara,” ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani ka vënë theks të veçantë edhe te rëndësia e funksionalizimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve.

“Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit”, ka deklaruar ajo.

Në fund të mesazhit të saj, presidentja ka riafirmuar përkushtimin ndaj shtetit dhe demokracisë, duke përcjellë edhe simbolin e shtetit të Kosovës 🇽🇰.