Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një vjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës ka thënë se Afrim Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook ka thënë se liria nuk ka çmim dhe Kosova do të mbetet e pandashme. Teksa ka shtuar se liria dhe kufijtë mbeten të paprekshëm.
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.Se liria nuk ka çmim.Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani.