Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Osmani: 24 marsi, dita kur bota demokratike nuk heshti

Osmani: 24 marsi, dita kur bota demokratike nuk heshti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve serbe.

Osmani në Facebook ka thënë se 24 marsi është dita kur bota demokratike nuk heshti dhe liria mori krahë.

Derisa theksoi se ishte dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani.