Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ose i shtynë feja, ose politika, Vetëvendosja”, Prej nga po vjen negativiteti sipas Valon Sylës?

“Ose i shtynë feja, ose politika, Vetëvendosja”, Prej nga po vjen negativiteti sipas Valon Sylës?

“Cila është Kosova që duam”, është tema që po diskutohet të hënën në “Pressing” të T7.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe gazetari Valon Syla, i cili ka thënë se në Kosovë feja ose politika ka shtyrë kryesisht te negativiteti.

Për politikë ai ishte specifik, duke e përmendur Lëvizjen Vetëvendosje.

“Negativiteti, xhelozia, e shamja, ajo ka ardhur prej politikës ose prej do rrymimeve politike që organizohen diasporë, ose i shtynë politika, ose feja, për me qenë më i saktë kryesisht është Vetëvendosje dhe grupet fanatike islamike që janë nëpër Facebook”, ka thënë Syla.

Ai ka përmendur edhe faktorin e pandemisë COVID-19, ku tha se “askush që ka hyrë në të nuk ka dalë si ka qenë”.