Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka pritur të enjten në një takim pune Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, ku theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
Ambasadori McGurk, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.