Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Origjinat fashiste të liberalizmit

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Jemi mësuar shpesh ta gjykojmë progresivizimin dhe liberalizmin si antitezën kryesore të fashizmit. Dhe ku dy të parat i takojnë më shumë trungut ideologjik të së majtës, kurse e dyta është shprehje eksplicite e konservatorizmit dhe se djathtës.

Por çka nëse pikërisht,  botëkuptimi progresivist dhe pasuesi i tij liberalizmi, nuk paraqesin asgjë tjetër, pos dy degëzime të rrënjëve mendore të fashizmit? Këtë tezë provokative, e ofron libri i shkruar para me shumë se një dekade, i Jonah Goldberg, me titull“Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, From Mussolini to the Politics of Meaning” . Dhe se pikërisht për shkak të kësaj origjine, ne sot kemi një lloj fashizmi liberal, term ky që në shikim të parë duket oksimoron, por se që sipas autorit, daton nga njeri prej protagonistëve më me ndikim në mendimin progresivit në shekullin 20-të. H.G. Walls.

Madje, ishte ky i fundit, që u ishte drejtuar liberalëve të rinj në vitin 1932,   në Oksford me fjalët se apologjetët e progresivizimit duhet të jenë “liberalë fashistë” dhe “nazistë  iluministë”. Sepse sipas tij, qëllimet e këtij besimi mund të përmbushen vetëm nga nja shtresë e veçantë, qofshin këta shkencëtarët, klerikët, apo çka do qoftë tjetër, mbi masat e gjëra dhe kështu progresi të bëhet i mundur. Pra vetëm “nëpërmjet një lloj militantizmi progresiv mundet që njerëzimi ta realizojë mbretërinë e Zotit”.

Ekzistojnë përkufizime të ndryshme të fashizmit, sepse si forcë mobilizuese  shoqërore,  ai është produkt i rrethanave konkrete nacionale dhe historike që e kanë bërë të mundur shfaqjen  e tij. Për Roger Eatwell, fashizmi “është një formë e mendimit e cila e proklamon nevojën e rilindjes sociale nëpërmjet një rruge të tretë radikale në krijimin e një komuniteti  “holistik nacional”. Kurse për Emilio Gentile,  “fashizmin e karakterizon një lëvizje masive, e cila i kombinon shtresa të ndryshme sociale, por që predominohet kryesisht nga ajo e mesme dhe e cila e percepton rolin e vet si misionare e rigjenerimit kombëtar në një gjendje permanente të luftës me armiqtë e jashtëm e të brendshëm, dhe që uzurpon monopolin e pushtetit duke përdorur terrorin, taktikat parlamentare dhe kompromiset me qëllim krijimin  një regjimi të ri dhe shkatërrimin e demokracisë”.

Ndërkohë,  në vende si në Gjermanin e Hitlerit, ai ka rezultuar në Holokaust, por jo edhe në Itali dhe Spanjë. Sepse as Benito Musolini dhe as Frnacsiko Frnaco nuk kishin ndërmarr politika gjenocidiale ndaj komunitetit hebrenj. Për më tepër ky i fundit e kishte abroguar ediktin e vitit 1492 për dëbimin e hebrenjve nga ky shtet.

I njëjti tipar i karakterizon edhe nga ato që njihen si atribute të fashizmit, sikur se “lufta , militarizimi dhe nacionalizimi”. Por le të marrim vetëm shembullin e militarizimit. Sipas Jonah Goldberg, ai ishte esencial për fashizmin klasik, mirëpo, edhe për shumë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikur se Teddy Rossevelt dhe Oliver Wendell Holmes, lufta u perceptua edhe si burim i vlerave morale. Madje, militarizmi u pa si një mjet pragmatik, më i miri dhe me duhuri në organizmin e total të shoqërisë në një formë produktive. Këtë vizion e mbronte edhe pragmatisti i njohur amerikan William James në eseun e tij “The Moral Equivalent of War”.

Në këtë kontekst,  ky libër argumenton, se shumë nga idetë e Progresivimzit që lidhen më të majtën në të vërtetë i kanë burimet në idetë fashiste. Kurse arsyet pse bie fjala në Amerikë kanë gjetur shprehje në projektin liberal dhe ajo ashtu siç kishte ndodhur në Evropë, ka të bëjë edhe me specifikat e këtij shteti, sikur se madhësia gjeografike, diversiteti etnik, individualizimi Jeffersonian, etj.

Mirëpo, nuk mund të mohohet fakti sipas këtij autori, që shumë nga idetë dhe impulset që qëndrojnë në themel të liberalizmit, derivojnë nga kjo traditë. Madje nga shumë intelektualë të së majtës, para luftës fashizmi ishte parë si lëvizje progresive, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por zbulimi i tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, ndikoi që shumë nga mbrojtësit e kësaj lëvizje ta definojnë atë si produkt i “nacionalizmit ekstrem, paranojave kolektive dhe racizmit gjenocidial”. Kështu, ata e ridefinuan fashizmin vetëm si element i “krahut të djathtë” dhe i projektuan edhe mëkatet e tyre në antitezën politike të konservatorizmit. Mirëpo, se realiteti ishte më kompleks, asgjë nuk e dëshmon më mirë fakti, kur edhe disa nga protagonistët e asaj që njihet si New Deal, fillimisht ishin shprehur me adhurim për inxheringun ekonomik dhe social të fashizmit. Po ashtu, aktet sikur Prohibtacioni dhe politikat eugjenike paraprakisht ishin shprehje e kësaj doktrine politike.

Në këtë kontekst, siç pohon autori, qëllimi i këtij studimi është vetëm të tregohet, se kjo ideologji nuk është lidhur vetëm më të djathtën. Dhe për më tepër në SHBA, ajo është importuar nga një pjesë  e progresivizmit. Madje dhe sot shumë gjëra që i proklamojnë ithtarët e së majtës kohë më parë do të definoheshin si fashiste. Le të marrim shembullin e “obsesionit me të drejtat e kafshëve apo shenjtërimin e ushqimeve organike” Askush nuk mund ta mohoj se këto parime mbrohen në masë të madhe nga kultura politike e së majtës. Por po ashtu dihet se Heinrch Himmler ishte njëri nga mbrojtësit më të dalluar si të mbrojtjes së kafshëve ashtu edhe promotor i shërimit nëpërmjet rikthimit në gjirin e natyrës. Kurse Hitleri dhe kasta e tij, shpenzonin një kohë të jashtëzakonshme duke tentuar për ta bindur kombin se si duhet t’i kthehet ushqimeve natyrale dhe vegjetarianizmit, si përgjigje ndaj dëmeve të prodhimit masiv  kapitalist.  Por a bën dikën sot fashist përkujdesja për shëndetin, te ushqyerit, apo ambientin? Absolutisht jo. Sepse “fashizmin më shumë e veçon nocioni mbi një komunitet organik, ku individi nuk ka të drejtë të jetë i shëndetshëm për vete, por është shteti ai që na obligon dhe detyron për një gjë të tillë, për të mirën tonë dhe të komunitetit”.

E ngjashmëri të tilla mund të vërehet edhe në diskursin akademik. Kështu, historiania Anne Harrington, konstaton se madje edhe shumë nga “fjalët kyçe të ligjërimit postmodernist, sikur se logocentrizmi e dekonstruktsionizmi” e kanë origjinën e tyre në traktatet antishkencore  të shkruara nga shkrimtarët nazistë dhe protofashistë si Ernst Krieck dhe Ludwig Klages” .Ndërkaq, këtë panoram e kompleton fakti se tezat e juristit nazist Carl Shmitt ende sot e kësaj dite janë shumë të përhapura në mesin akademikëve më prirje majtiste, ndonëse këta të fundit tentojnë të ruhen nga solucioni i të parit, por e admirojnë kritikën e tij ndaj demokracisë parlamentare. Një dëshmi kjo, mbi përkitjen e populizmit të majtë me atë konservator edhe sot e kësaj dite.

Libri, “Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, From Mussolini to the Politics of Meaning”, përkundër kufizimeve që i ka, sidoqoftë hedh dritë mbi disa nga paradokset e “fashizmit liberal” si një na ideologjitë politike me të rëndësishme të kohës.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...