Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Organizim i paligjshëm i bixhozit, arrestohet një person

Organizim i paligjshëm i bixhozit, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Raportohet se rasti ka ndodhur të martën në Podujevë dhe personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 25.04.2023 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova lidhur me rastin janë konfiskuar katër shtëpiza, dy printera, 27 tiketa dhe 15.50€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/TV Arbëria