Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Organizata “Shqiptaria” reagon ndaj RTK-së: “Kosova nuk ka Myfti të Kosovës”

Organizata “Shqiptaria” reagon ndaj RTK-së: “Kosova nuk ka Myfti të Kosovës”

Organizata “Shqiptaria” ka reaguar ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke kundërshtuar mënyrën se si është prezantuar Naim Tërnava në edicionin qendror të lajmeve.

Në reagim thuhet se RTK-ja e ka prezantuar Tërnavën si “Myfti i Kosovës”, cilësim të cilin Organizata “Shqiptaria” e konsideron të pasaktë dhe keqinformues.

Sipas organizatës, Naim Tërnava është kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ndërsa titulli “Myfti i Kosovës”, sipas tyre, nuk është pozitë shtetërore apo institucionale e Republikës së Kosovës.

“Është e papranueshme që Radio Televizioni i Kosovës, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:30, ta prezantojë Naim Tërnavën si ‘Myfti i Kosovës’”, thuhet në reagim.

Organizata thekson se, si transmetues publik, RTK-ja ka përgjegjësi për saktësi dhe paanshmëri në informim dhe kërkon që të përdoret titulli “Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës”.

“RTK duhet ta dijë këtë më mirë se kushdo tjetër”, përfundon reagimi i Organizatës “Shqiptaria”.