Reagimi i plotë:
Ngjarja e shëmtuar e ndodhur në Suharekë, ku disa të rinj të papërgjegjshëm kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar, është një akt i ulët, antikombëtar dhe antihuman që nuk mund e nuk duhet të tolerohet në asnjë formë.
Shkelja me këmbë dhe me veturë e simbolit më të shenjtë të kombit është një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj historisë, gjakut të derdhur për liri dhe identitetit tonë kombëtar. Këta individë, bashkë me ata që i inkurajuan ose që qëndruan pas kamerave duke qeshur, duhet urgjentisht të identifikohen, arrestohen dhe të vihen para drejtësisë për veprën penale të fyerjes së simboleve kombëtare.
Ky nuk është thjesht një akt i adoleshencës së sëmurë – është një krim moral dhe kombëtar që kërkon ndëshkim ligjor dhe leçitje publike.
Kërkojmë që familjarët dhe farefisi i këtyre individëve të distancohen publikisht nga ky akt turpi dhe të kërkojnë falje kombëtare. Heshtja e tyre do të përkthehet si bashkëpjesëmarrje në këtë poshtërim.
Organizata “Shqiptaria” u bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të mos humbasin kohë me justifikime teknike. Kjo çështje është test për shtetin, për moralin shoqëror dhe për ndjenjën tonë të përbashkët kombëtare.
Simbolet nuk janë dekore. Janë flamuri, gjaku dhe nderi i një populli. Kush i shkel, shkel mbi gjithë kombin. Dhe për këtë, nuk ka as falje e as arsyetim.
Organizata “Shqiptaria”