Organizata Shqiptaria në një letër publike drejtuar bashkatdhetarëve në diasporë ka shprehur shqetësimin dhe brengën mbi rrezikimin e kulturës kombëtare. Ky rrezik bëhet e evident sidomos kur marrim parasysh efektet e globalizmit dhe ndikimin e rrymave të huaja, sidomos për shqiptarët që jetojnë në mërgim.
Kjo organizatë bënë thirrje që fëmijët tanë, si pasuria jonë më e madhe, që po rriten në diasporë të ruajnë me çdo kusht gjuhën, kulturën dhe frymën kombëtare, nëpërmjet mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Sepse, gjuha shqipe është shtylla kryesore e identitetit tonë, dhe pa të, ne humbasim një pjesë të rëndësishme të vetvetes. Gjithashtu, është e domosdoshme që fëmijët tuaj të shoqërohen dhe të takohen vetëm në klube ku promovohen programet kulturore shqiptare dhe ato të vendeve mikpritëse në të cilat jetoni, si në Angli, Zvicër, Gjermani, Itali, Francë dhe kudo që ndodheni në shtetet perëndimore.
Duke iu drejtuar mërgimtarëve tanë, Shqiptaria konstaton, se nëpërmjet këtij procesi kultura perëndimore dhe ajo shqiptare takohen dhe bashkëveprojnë, duke ofruar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për zhvillimin e fëmijëve tuaj. Prandaj është e domosdoshme që qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, të ndajë fonde të posaçme për klube dhe shoqata kulturore që promovojnë kulturën dhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike.
Mirëpo, Shqiptaria kujton se duhet të ndalohet rreptësishtë keqpërdorimi i këtyre ambienteve dhe aktiviteteve nga bashkësitë fetare. Ngase ky instrumentalizim i largon fëmijët tanë “nga rruga e duhur e edukimit dhe integrimit në shoqëritë ku jetojnë”. Dhe po ashtu është e domosdoshme që të shmanget dërgimi i fëmijëve tuaj në xhami dhe klube islame të dyshimta
Këto objekte të kultit jo pak herë janë shndërruar ne çerdhe të tjetërsimit të rinisë sonë në diasporë nga kultura shqiptare. Madje është vërtetuar që shumë nga to mbështeten financiarisht nga Rusia. Shembull i këtij manipulimi wshtw misioni Forumit Mysliman Evropian, organizatë kjo që e ka selinë në Bruksel, dhe është themeluar në tetor të vitit 2018. Drejtuesi i këtij forumi është Abdul-Ëahed Niyazov, kryeson po ashtu Qendrën Kulturore Islamike të Moskës, dhe konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili prej vitit 1999 e deri në vitin 2003, ka qenë përfaqësues i partisë
Kështu, një zbehje e frymës sonë kombëtare e kombinuar me atë të përqafimit të “kulturave dhe racave tjera të ndryshme” rezulton me humbje të identitetit shqiptar. Nuk është e rastësishme që nga 250 shqiptarë të Kosovës që i ishin bashkuar grupeve ekstremiste në Lindje të Mesme, sikur se Shtetit Islamik të ISIS-it, 47 prej tyre kanë qenë nga diaspora, të cilët kanë lindur ose janë shtetas të vendeve të huaja.
Është ky inxhinering ideologjik që nëpërmjet propagandës fetare mëton t’i ekspozojnë shqiptarët si kolonë e pestë e depërtimit të Islamit Politik në zemër të civilizimit Perëndimor dhe t’i tjetërsojnë ata nga shtrati i natyrshëm i tyre kulturor. Ku ata në vend se të shërbenin si urë lidhëse ndërmjet vendeve tona dhe këtyre shteteve, në të vërtetë tjetërsohet në instrument doktrinar të rrymave ekstreme fetare,
Sipas organizatës Shqiptaria është evdident presioni dhe misioni për rekrutime të të rinjëve tanë në grupe terroriste. Prandaj, kujton Shqiptaria, nesër mos vajtoni nëse fëmijët tuaj bëhen terroristë apo xhihadistë islamikë, sepse kjo do të jetë pasojë e neglizhencës sonë si prindër.