Organizata Shqiptaria ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor të organizuar me rastin e 85-vjetorit të Lufta e Gurit të Kuq, i cili u mbajt në ambientet e bibliotekës Marin Barleti, në bashkëpunim me Shoqata Atdhetare Dukagjini dhe Shoqata Kulturore Besa – Shosh.
Në këtë ngjarje, që mblodhi përfaqësues të shoqatave, studiues, qytetarë dhe aktivistë, Organizata “Shqiptaria” u përfaqësua nga nënkryetari i saj, Hysen Gecaj.
Ai në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe identitetit kombëtar, duke vënë në dukje se ngjarje si Lufta e Gurit të Kuq duhet të shërbejnë jo vetëm si përkujtim, por edhe si udhërrëfyes për orientimin shoqëror dhe kombëtar në të tashmen.
Sipas tij, harrimi i sakrificave të së kaluarës rrezikon dobësimin e vetëdijes kolektive dhe largimin nga vlerat themelore të identitetit shqiptar.