Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Organizata Shqiptaria: Klasa politike po e shkel Kushtetutën dhe po e rrënon shtetin laik

Organizata Shqiptaria: Klasa politike po e shkel Kushtetutën dhe po e rrënon shtetin laik

Organizata Shqiptaria ka reaguar ndaj ftesës së përfaqësuesve të bashkësive fetare në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të frymës së Kushtetutës dhe cenim të parimit të laicitetit.

Në reagimin e saj, organizata thekson se neni 8 i Kushtetutës e përcakton qartë Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare, duke shtuar se institucionet shtetërore nuk duhet të krijojnë marrëdhënie institucionale me bashkësitë fetare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kushtetuese.

Sipas Organizatës Shqiptaria, prania e përfaqësuesve fetarë në një ceremoni kushtetuese nuk mund të konsiderohet vetëm një veprim protokollar, por përbën cenim të karakterit laik të Republikës së Kosovës.

Organizata kritikon klasën politike, duke e akuzuar se për vite me radhë ka toleruar dhe nxitur përzierjen e fesë me institucionet publike, në vend që të mbrojë rendin kushtetues dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti.