Organizata “Shqiptaria” ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga teologu Mustafë Bajrami ndaj intelektualit Shqiptar Shaljani (Ahmet Musës).
Bajrami e kishte quajtur Shaljanin një njeri “mahlukatë”, “specie” e “kriminel në shpirt”, pasi ky i fundit i kishte thënë vajzës së tij të mos e quaj “baba”, përderisa mban shaminë.
Sipas organizatës, Bajrami e ka linçuar dhe kërcënuar sigurinë fizike të Shqiptar Shaljanit me reagimin e tyre.
“Të quash një njeri “mahlukatë”, “specie” apo “kriminel në shpirt” nuk është mendim – është gjuhë linçimi, e denjë për skenaret më të errëta të totalitarizmave fetarë. Kjo gjuhë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë fizike dhe psikologjike të Shqiptar Shaljanit dhe për çdo qytetar tjetër që guxon të mendojë ndryshe nga dogma.”, thuhet në reagim.
Po ashtu organizata ka kërkuar që Bajrami të ndiqet penalisht nga institucionet e vendit.
“Në emër të dinjitetit njerëzor, të drejtës për mendim të lirë dhe të mbrojtjes së identitetit kombëtar shqiptar, organizata “Shqiptaria” kërkon:
- Hetim të menjëhershëm penal ndaj Mustafa Bajramit për nxitje të urrejtjes, gjuhë përjashtuese dhe rrezikim të jetës së një qytetari.
- Reagim institucional nga organet e rendit, të drejtësisë dhe nga vetë komuniteti islam në Kosovë për të distancuar veten nga ky ekstremizëm verbal.
- Mobilizim shoqëror kundër gjuhës së urrejtjes, që po shndërrohet në mjet të zakonshëm të islamit politik për të heshtur çdo zë kritik.”, vazhdon reagimi.
Reagimi i plotë: