Reagimi ndaj deklaratës së Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, nga “Organizata Shqiptaria”:
Deklarata e Kryetarit të BIK-ut, Naim Ternava është shkelje flagrante ndaj Diversitetit Fetar dhe Identitetit të Fort Shqiptar
Deklarata e fundit e Kryetarit të BIK Naim Ternavë për qytetarët që deklarohen si mbeshtetës të “Shqiptarisë” në regjistrimin e popullsisë dhe akuzat ndaj tyre për se gjoja e kanë për të mbuluar të mosqenit e bollshëm shqiptar është tepër shqetësuese. Kjo deklaratë vjen si pasojë e angazhimeve të tij në një axhendë që synon të largojë orientimin pro-perëndimore të popullit shqiptar, duke shfrytëzuar besimin fetar të “shumicës” për të përçarë dhe përjashtuar pjesën vitale të shoqërisë sonë.
Përtej kësaj, deklarata e tij shfaq një përpjekje të qartë për të përhapur një agjendë antikombëtare, duke demonizuar pjesën më të vetëdijshme kombëtare të shoqërisë sonë siç është Shqiptaria, dhe duke rritur influencat e jashtme antishqiptare të Serbisë, Rusisë dhe vendeve të lindjes.
Kryetari i BIK-ut Ternava duhet të kuptojë se identiteti shqiptar është i pasur dhe i diversifikuar dhe përfshin të gjitha besimet fetare, duke përfshirë edhe ata që shumicën e ndjejnë veten shqiptar dhe e deklarojnë Shqiptarinë si besim të tyre.