Organizata Shqiptaria ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur në Cyrih, ku një shtetas me origjinë nga Kosova sulmoi fizikisht një qytetar hebre, shoqëruar me fyerje antisemite.
“Ky është një akt i rëndë dhune dhe urrejtjeje, i papranueshëm në çdo formë dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e popullit shqiptar,” thuhet në reagimin e organizatës.
Organizata shprehet solidaritet të plotë me viktimën dhe komunitetin hebre dhe thekson se shqiptarët nuk duhet të jenë kurrë bartës të ideologjive të urrejtjes. Ajo gjithashtu bën thirrje për masa sigurie ndaj klerikëve nga Ballkani, duke e cilësuar si “domosdoshmëri sigurie dhe përgjegjësie publike”.